Ngjarja tragjike në Maliq, flet dëshmitarja që dha ndihmën e parë: Vajza po qante në oborr, djalin e gjetëm të shtrirë

Ngjarja tragjike në Maliq, flet dëshmitarja që dha ndihmën e parë: Vajza po qante në oborr, djalin e gjetëm të shtrirë

Xhemile Kapari ishte dëshmitarja e parë e ngjarjes tragjike në Maliq, e cila dha ndihmën e parë për vajzën e mitur, e cila ndodhet në gjendje të rëndë në QSUT. Ajo tregon se vajzën e gjeti duke qarë në oborr, djali ishte i shtrirë barkas, ndërsa trupi i nënës ndodhej brenda në banesën që ishte mbuluar nga tymi pa shenja jete. “Unë dola të hidhja plehrat, edhe ajo vajza qante në oborr. Shkoj atje dhe shoh, ajo dukej sikur ishte futur në kazan, e tëra e nxirë. Thërras komshiun lart dhe i them: ‘Hajde shpejt, shiko çfarë ka ndodhur’. Më dridhej trupi, nuk shikoja dot. Kur vajtëm, komshiu tha: ‘Kjo është e djegur! Si ka mundësi, është në mes të oborrit’. Hapëm derën me këmbë....