Mandati i Altin Dumanit drejt përfundimit, KLP miraton listën me katër kandidatë për kreun e ri të SPAK

Mandati i Altin Dumanit drejt përfundimit, KLP miraton listën me katër kandidatë për kreun e ri të SPAK

Këshilli i Lartë i Prokurorëve, KLP, në mbledhjen e sotme ka miratuar listën me 4 kandidatë për kreun e ri të SPAK. Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat raporton se miratimi është bërë me 10 vota pro. Në mbledhje mungonte vetëm Zeqir Hodaj. Hodaj u largua me argumentin e konfliktit të interesit sepse i biri është emëruar në BKH, nga një prej kandidatëve Klodian Braho. “Unë nuk gjendem në kushtet e heqjes dorë nga kjo situatë, unë kërkojë t’i jepet kohë edhe Këshillit edhe vetes për të marrë një vendim në lidhje me këtë situatë. Unë vlerësoj që duhet të largohem nga zhvillimi i seancës për këtë çështje. Edhe pse çështje formale duhet të largohem nga votimi për të marrë kohën e duhur për një...