Nëna me fëmijën ndërroi jetë nga zjarri në banesë, kryetari i bashkisë Maliq: Ky rast që do na japë forcë më shumë për të marrë masa…

Nëna me fëmijën ndërroi jetë nga zjarri në banesë, kryetari i bashkisë Maliq: Ky rast që do na japë forcë më shumë për të marrë masa…

Një ngjarje tragjike tronditi Maliqin mesditën e së dielës, kur një zjarr përfshiu një banesë, dukje i marrë jetën 40-vjeçares Merjeme Hazisllari dhe djalit të saj 14-vjeçar, Luka, ndërsa e bija e mitur u transportua në gjendje të rëndë në QSUT. Gëzim Topçiu, kryetar i bashkisë Maliq:”Një situatë e vështirë jo vetëm për ne si institucion por për të gjithë qytetarët e Maliqit, të cilët shprehin ngushëllimet për familjen. Shpresojmë që vajza të bëhet mirë, i urojmë shërim të shpejtë dhe patjetër që bashkia do të jetë në mbështetje të familjes me të gjitha mundësitë që ne kemi, për ta mbështetur financiarisht por jo vetëm. Do të jemi çdo ditë krah kësaj familje. Qyteti sot është në zi të plotë. E ngushëlloj familjen, i jap...