Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Berisha: Këta që përpiqen të përdorin mantelin e gjykatësit apo prokurorit për të mbrojtur apo fshehur krimet e tyre, këta janë dy herë kriminel
Kryedemokrati Sali Berisha hodhi akuza të forta në adresë të gjyqtarëve të GJKKO-së dhe Apelit të Posaçëm, sikurse dhe prokurorëve të SPAK, të cilët sipas tij, përdorin mantelin e gjykatësit e të prokurorit në mbrojtje dhe fshehjes së krimeve të tyre. Sipas Berishës, sulmet e tij ndaj GJKKO dhe SPAK, nuk janë të pa bazuara në fakte dhe ligje. ‘Unë po mbroj sistemin e drejtësisë nga delinkuentë, nga kriminelë që shkelmojnë Kushtetutën për interesa të tyre’, u shpreh Berisha në deklaratën e tij për mediat, pas paraqitjes në SPAK. Ti duhet dish një gjë, nëse unë u jap fakte këtu, unë jap fakte dhe ti si gazetare, mendoj unë, duhet të përkulesh para fakteve, para ligjeve. Nuk bëj asnjë sulm, asnjë deklaratë në mënyrë absolute,...