Detaje nga tragjedia në Maliq, gazetarja: 6-vjeçarja në gjendje kritike, po “lufton” me jetën

Detaje nga tragjedia në Maliq, gazetarja: 6-vjeçarja në gjendje kritike, po “lufton” me jetën

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Maliqit mesditën e djeshme, ku një 40-vjeçare dhe djali i saj 14-vjeçar humbën jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën e tyre. Viktimat janë Merjeme Azizllari, 40 vjeç, dhe djali i saj, L. Azizllari. Shkaku i vdekjes dyshohet të jetë asfiksia nga tymi. Ndërkohë, vajza 6-vjeçare ndodhet në QSUT, në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore, me djegie të shumta në trup. Gazetarja Sonila Musai raporton se 6-vjeçarja, e mbijetuara e tragjedisë së Maliqit po “lufton” me jetën