Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Gazment Bardhi përjashtohet me 15 ditë nga punimet e Kuvendit
Revolta e tij në Kuvend dhe përplasja me Niko Peleshin, që më pas çoi në mbylljen e seancës plenare të së enjtes, i ka kushtuar Gazment Bardhit 15 ditë përjashtim nga punimet parlamentare. Komisioni i Etikës u mblodh këtë të hënë për të shqyrtuar kërkesën e socialistëve, dhe vendosi që ta lërë Bardhin 15 dite jashtë Kuvendit për shkak se, sipas tyre, ofendoi kryeparlamentarin Niko Peleshi. Gazment Bardhi ndërhyri në mënyrë të përsëritur me tone agresive, duke ndërprerë folësin, duke përdorur fjalë shumë të rënda fyese ndaj Kryetarit të Kuvendit, veprime këto që përbëjnë shkelje të rëndë të Rregullores së Kuvendit dhe të etikës parlamentare”, thuhet në kërkesën e socialistëve.