Ja sendet që janë zhdukur! Policia në garë me kohën për xhevahiret e vjedhura nga Luvri

Ja sendet që janë zhdukur! Policia në garë me kohën për xhevahiret e vjedhura nga Luvri

Një grabitje e guximshme ka tronditur muzeun e Luvrit në Paris, ku hajdutë të paidentifikuar kanë hyrë në Galerie d’Apollon dhe kanë vjedhur disa prej Xhevahireve të Kurorës Franceze. Ngjarja ndodhi të dielën rreth orës 9:30 të mëngjesit, duke detyruar mbylljen e përkohshme të muzeut më të vizituar në botë. Detektivi i njohur i artit Arthur Brand e ka cilësuar këtë si “vjedhja e dekadës”, duke paralajmëruar se policia ka vetëm një javë kohë për të gjetur autorët përpara se objektet e vjedhura të zhduken përgjithmonë. Gjerdani nga seti i safirëve të Mbretëreshës Maria Amalia dhe Mbretëreshës Hortense Ai theksoi se xhevahiret janë aq të famshme sa nuk mund të shiten lehtësisht, dhe se hajdutët mund të përpiqen t’i çmontojnë, të shkrijnë metalet e çmuara dhe të...