Vrasja e 23-vjeçarit shqiptar në Itali, ende asnjë i arrestuar/ Policia shoqëron disa të rinj si të dyshuar

Vrasja e 23-vjeçarit shqiptar në Itali, ende asnjë i arrestuar/ Policia shoqëron disa të rinj si të dyshuar

Disa të rinj janë regjistruar si të dyshuar në lidhje me përleshjen në Perugia, ku u vra 23-vjeçari shqiptar, Hekuran Cumani. Ai u godit me thikë në gjoks në një parking pranë universitetit. Sipas mediave lokale, të rinjtë u morën menjëherë në pyetje në stacionin e policisë dhe u përfaqësuan nga avokatë. Autoritetet po i trajtojnë incidentin si sulm dhe kërcënim të dyshuar, ndërsa shkaku i përleshjes mbetet ende i paqartë. Ngjarja shpërtheu pas një feste në një klub pranë vendit ku i riu u gjet i vdekur. Hetimet e policisë së Peruxhias konsiderohen komplekse, veçanërisht pasi anëtarët e dy grupeve që përfshinë në përplasje ishin të panjohur mes tyre. Skuadra Fluturuese po bashkon provat për të përcaktuar të vërtetën dhe për të identifikuar personin...