Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Angli/ Analiza e gjakut në polici “fik” shoferin shqiptar në North Staffordshire
Një shtetas shqiptar, Neritan Kuka, është ndaluar nga drejtimi i automjeteve për dy vite nga gjykata e North Staffordshire në Britani, pasi u kap duke drejtuar mjetin nën efektin e kokainës dhe kanabisit. Sipas mediave britanike, 32-vjeçari u ndalua nga policia më 2 prill, rreth orës 01:00 të mëngjesit, në High Street, Tunstall, teksa po drejtonte një makinë Audi pa certifikatë MOT (kontroll teknik). Policia e ndaloi pasi mjeti u pa duke qarkulluar me shpejtësi të lartë rreth një rrethrrotullimi. Pas testimit në vend, rezultoi pozitiv për kokainë dhe kanabis, ndërsa analizat e mëvonshme në laborator zbuluan 141 mikrogramë kokainë për litër gjaku, ndërkohë që limiti ligjor është 10 mikrogramë. Në gjykatë, Kuka pranoi akuzat për drejtim mjeti nën efektin e drogës dhe për përdorim...