Përkeqësohet gjendja shëndetësore e grevistëve në Marinzë, ndërhyjnë mjekët

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e grevistëve në Marinzë, ndërhyjnë mjekët

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e tre prej grevistëve në zyrat e Sindikatës së Sektorit të Hidrokarbureve në Marinzë, në ditën e pestë të grevës së urisë. Vetëm pak minuta më parë, një ambulancë ka mbërritur në vendin ku zhvillohet greva e urisë, ku mjekët po monitorojnë nga afër situatën shëndetësore të grevistëve. Të dhjetë anëtarët e këshillit sindikal kanë shfaqur shenja shqetësuese si temperaturë, lodhje, marramendje dhe dhimbje koke, ndërsa tre prej tyre janë detyruar të marrin injeksione për stabilizimin e gjendjes. Pavarësisht gjendjes së rënduar fizike dhe plogështisë së ditës së pestë të grevës, grevistët shprehen të vendosur të mos tërhiqen deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. Ata kanë mbështetjen e punonjësve të fushës naftëmbajtëse, të cilët vijojnë bojkotin e punës në shenjë solidariteti.Reklama...