Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Alonso: Nuk ishte ndeshja më e bukur ndaj Getafes, por morëm fitore me shumë vlerë
20 Tetor 2025 8:08 Alfred Lleshi Xabi Alonso e vlerësoi shumë fitoren e Real Madridit ndaj Getafe, duke theksuar ndikimin vendimtar të Vinicius Jr. dhe Arda Güler: “Vinicius pati një ndikim të madh në ndeshje; kartonët që shkaktoi, ndryshimet që solli… Bëri gjithçka, na dha një avantazh që e shfrytëzuam mirë. Është shembull se të gjithë janë të rëndësishëm”. Për Güler: “Edhe Arda pati ndikim pozitiv, e gjeti mirë Mbappén në një ndeshje ku po na mungonte ritmi për shkak të ndalesave të shumta”. Alonso vlerësoi edhe Camavinga: “Më pëlqeu shumë loja e tij. Në pjesën e parë krijuam më shumë në krahun e majtë, edhe Eduardo u përshtat shumë mirë”. Sa i përket gjendjes fizike: “Alaba ndjeu ngurtësim në pulpë, nuk deshëm të rrezikonim; nesër do...