Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Julian Shehu, zbulimi kuqezi po ndihmon Kombëtaren drejt “play-off”it të Botërorit 2026
Kombëtarja mori dy fitore të rëndësishme gjatë muajit tetor, fillimisht ndaj Serbisë e më pas ndaj Jordanisë. E para ishte ndeshje në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës, kurse ndeshja me jordanezët ishte një miqësore që u shndërrua në festival golash (4-2). Fitorja me serbët 1-0 ishte padyshim “qershia mbi tortë” e këtyre eliminatoreve të Botërorit në grupin K kualifikues. Në ndeshjen me serbët shkëlqeu e gjithë skuadra, por muajt e fundit një nga lojtarët që ka spikatur më shumë është Julian Shehu, i cili i ka marrë vendin në përfaqësuese Ramadanit dhe është kthyer në një nga pikat e forta të mesfushës kuqezi. Në fakt, Juljan Shehu është kthyer në protagonist te skuadra jonë Kombëtare, duke luajtur titullar në çdo ndeshje si në...