Vora përmbys Elbasanin, ish-i Trashi i jep Partizanit fitoren në Vlorë ndaj Flamurtarit

Vora përmbys Elbasanin, ish-i Trashi i jep Partizanit fitoren në Vlorë ndaj Flamurtarit

Dje u luajtën dy ndeshjet e fundit të javës së shtatë të Kategorisë Superiore, të cilat prodhuan emocione të forta.Kështu, në Vlorë Flamurtari u përball me Partizain në një duel të ashpër, por që u fitua në fund nga të kuqtë kryeqytetas me rezultatin 1-0. Duhet thënë se ishte ndeshje e balancuar por eksperienca e demave të kuq e bëri diferencën në vendin dhe momentin e duhur. Një autogol nga ish-lojtari i ekipit të kuq, Lorenc Trashi, i dha skuadrës kryeqytetase fitoren. Në fakt, ishte një duel i luftuar dhe disi i tensionuar, pasi në këtë përballje u dhanë plot 8 kartonë të verdhë. Por autogoli i Trashit në minutën e 62-të bëri që Partizani të dalë me tri pikë nga Vlora dhe të ngjitet...