Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Shpyllëzimi nga krimi/ Analiza e Ministrisë së Brendshme ngre dyshime për zjarret, rritet përdorimi i kriptomonedhave për drogën
Shqipëria ka pësuar shpyllëzim masiv dhe përkeqësim si rezultat të prerjeve të paligjshme në të cilat kanë kontribuar grupet lokale të krimit të organizuar dhe zyrtarët e korruptuar. Ky është dyshimi i Ministrisë së Brendshme në analizën zyrtare ku, si fenomen i ri përveç aktivizimit të krimit të organizuar në kriminalitetin tipik si narkotrafikut, pastrimi i parave apo migracioni i paligjshëm, shfaqet edhe aktivizimi i grupeve për të përdorur tokën për interesa të tjera. Një proces që është kryer nëpërmjet shpyllëzimit me djegie apo prerje të pyjeve. Konstatimi iu vendos në dispozicion Top Channel në një dokument ku është hartuar strategjia kombëtare dhe plani për katër vitet e ardhshme se si do të parandalohet dhe luftohet krimi i organizuar apo krimet e rënda. Në dokumentin...