Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve
“Kur arrin në majë je vetëm”. Kështu është shprehur Kryeministri Rama në podcastin e tij, duke ju referuar peshës së vendimeve që duhet të marrë në pozicionin ku ndodhet. Megjithatë, pavarësisht se ka folur për shumë stress dhe presion, Rama tha se nuk i është shuar zjarri për punën e tij. “Kjo është një histori ngjitjesh e zbritjesh, në momente të caktuara ndjehesh I rrëzuar, ka shumë presion, stres, dhimbje fizike, sepse është shumë e vështirë dhe e pamundur t’ja shpjegosh dikujt që kur arrin në majë je vetëm, jo në kuptimin fizik, siç kam unë gjysmën time më të mirë për shembull, por kur merr një vendim je vetëm sepse ti do të përballesh me pasojat. Kjo është një punë me vendime të shpeshta...