“Silvinjo e dinte se ku do të gabonte Stojkovic”! Rudi Vata tregon si fitoi Shqipëria: Më shkruajtën skocezët, u habitën me ne…

“Silvinjo e dinte se ku do të gabonte Stojkovic”! Rudi Vata tregon si fitoi Shqipëria: Më shkruajtën skocezët, u habitën me ne…

Rudi Vata ishte i ftuar në emisionin “Mega Sport” që transmetohet në “A2 Cnn” atje ku ka folur sa i përket fitores së Shqipërisë kundër Serbisë. “Fitore e madhe e Shqipërisë kundër Serbisë, u komentua kudo, u fol kudo dhe bashkoi të gjithë shqiptarët. Nga Amerika, në Kanada, kudo në botë ku ka shqiptarë u festua. Madje mua më kanë kontaktuar shumë skocezë që ishin të habitur për këtë festë të madhe dhe përjetimin e shqiptarëve për këtë moment historik. është energji e fort që erdhi në momentin e duhur. Silvinjo ka gabuar shumë më parë, por në dy ndeshjet e fundit i ka përgatitur saktë. Stojkovic nga ana tjetër gaboi duke hedhur në fushë dy debutues, nuk mund të hedhësh debutues në fushë në...