Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut: Ja si po ndahen komunat me shumicë shqiptare mes VLEN dhe AKI
Në Maqedoninë e Veriut po numërohen me shpejtësi votat për kryetarë të komunave. Vëmendja është përqendruar te ato me shumicë shqiptare. Deri tani koalicioni i partive shqiptare në qeveri VLEN udhëheq rezultatet në 8 komuna. Në Saraj, Tearcë dhe Çair duket se ka fituar që në raundin e parë. AKI e udhëhequr nga BDI udhëheq rezultatet vetëm në 5 komuna duke pësuar një rezultat të dobët. AKI kryeson në Vrapçishtë, Gostivar, Lipkovë, Pllasnicë dhe Çashkë. Në Tetovë kandidati i VLEN dhe kryetari aktual Bilall Kasami prin me rreth 4 mijë vota kundrejt kandidatit të AKI-së, Bajram Rexhepi. Ndërkaq që në raundin e parë, Izet Mexhiti i VLEN e ka fituar Bujar Osmanin në Komunën e Çairit me mbi 10% të numrit total të votave, një nga komunat më të rëndësishme. Në Gostivar,...