Zgjedhjet në RMV/ Azizi: VLEN ka fituar edhe në Tetovë, Zhelinë, Tearcë, Dibër e Haraçinë

Zgjedhjet në RMV/ Azizi: VLEN ka fituar edhe në Tetovë, Zhelinë, Tearcë, Dibër e Haraçinë

Adnan Azizi nga VLEN tha se koalicioni ka fituar 9 komuna ndërkohë presin fitore edhe në komuna të tjera, por siç tha, ende nuk ka përfunduar procesi i numërimit të votave. “VLEN ka fituar me rezultat super të mirë në Çair, Saraj, Haraçinë. Ka fituar në Zonën 6, në Tetovë, Zhelinë, Tearcë, Bogovinë, Bërvenicë, Dibër dhe vazhdon fitorja jonë edhe në pjesën tjetër”, tha Adnan Azizi. Gjithashtu kandidati i pavarur, i mbështetur nga Koalicioni VLEN, z. Mendi Qyra prin para kandidatit të Alenacës Kombëtare për Integrim z. Arsim Dalipi, transmeton Zhurnal.mk