AKI shpall fitore në tre komuna, Struga dhe Kërçova drejt balotazhit

AKI shpall fitore në tre komuna, Struga dhe Kërçova drejt balotazhit

Pas mbylljes së raundit të parë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, AKI ka shpallur fitore në disa komuna kyçe. Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, në një deklaratë për media, njoftoi se kandidatët e partisë kanë siguruar fitore të qartë në Gostivar, Likovë dhe Çashkë, ndërsa në Strugë dhe Kërçovë do të zhvillohet balotazh. “Sonte në Gostivar kemi një fitore bindëse me diferencë të thellë, ku kryetar komune është tashmë Valbon Limani. Po ashtu, në Likovë fitues është Erkan Arifi, me një raport 3 me 1 ndaj kundërshtarit”, deklaroi Ademi. Ai shtoi se në komunat e Kërçovës dhe Strugës gara do të vijojë në raundin e dytë: “Kandidatët tanë, Fatmir Dehari dhe Arsim Dalipi, do të përballen përkatësisht me kandidatin e VMRO-DPMNE-së dhe me...