Çfarë është rhinophyma? Sëmundja që e la një burrë pa puthur gruan

Çfarë është rhinophyma? Sëmundja që e la një burrë pa puthur gruan

Rhinophyma është një formë e avancuar e rosacea-s, një sëmundje kronike e lëkurës që prek kryesisht burrat e moshës së mesme dhe të shtyrë. Me kalimin e kohës, lëkura e hundës trashet, zmadhohet dhe fiton ngjyrë të kuqërremtë për shkak të zgjerimit të enëve të gjakut dhe rritjes së gjëndrave dhjamore. Në raste të rënda, si ky, hundat marrin formë të fryrë, të ashpër dhe mund të bllokojnë frymëmarrjen apo ushqyerjen normale. Pacienti në fjalë rrëfeu se, për shkak të deformimit, nuk mund të puthte më bashkëshorten dhe përjetonte izolim social, duke menduar se askush nuk mund ta ndihmonte. Pas publikimit të historisë së tij në rrjete, një mjek plastik i ofroi ndërhyrje falas për t’i rikthyer formën normale të hundës dhe vetëbesimin e humbur....