Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Zgjedhjet në RMV/ Votuesi më i vjetër, 107 vjeçari shfrytëzoi të drejtën e tij për të votuar
Sipas të dhënave nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në RMV, Ibush Ademi, 107 vjeç, është votuesi më i vjetër. Ndonëse në gjendje shëndetësore të rënduar, ai sot shfrytëzoi të drejtën për të votuar në vendvotimin e tij në Çair. Në pamundësi për të folur para kamerave, në vend të tij foli fqinji i tij, i cili kujdesët për 107-vjeçarin. “E ka mbajtur shumë veten, nuk ka konsumuar çfarëdo ushqimi, me bulmete, me kos, ujë të thjesht nuk ka pirë, me ujë të gazuar. Shumë ka qenë pedant. Edhe jetën edhe familjen e ka ashtu. Në këmbë ka dhimbje, ndonjëherë i dhemb koka”, tha Muzafer Mustafa, fqinji i 107-vjeçarit Ibush Ademi.