Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vajza e familjes Hazisllari iu shpëtoi flakëve, flet xhaxhai : Doli vetë nga banesa. E ndihmuan fqinjët
Tragjike ishte ngjarja e sotme në Maliq, ku si pasojë e zjarrit në një banesë, nëna dhe djali vdiqën, ndërsa vajza e familjes mori djegie. Xhaxhai i Nefeli Hazisllarit, 6 vjeçe, në një rrëfim për News24 bëri me dijes e vogëlushja kishte dalë vetë nga banesa, që u përfshi nga flakët. Ai tregoi se ndihma e parë vajzës iu dha nga fqinjët e saj. Vajza është transportuar në repartin e djegie-plastikës në QSUT. Ajo i është nënshtruar ekzaminimeve të mëtejshme. Nga kjo ngjarje tragjike ka humbur jetën Merjeme Hazisllari, 38 vjeçe dhe djali i saj Luka Hazisllari, 14 vjeç.