Pësoi djegie nga zjarri që dogji banesën në Maliq, MSH: 6-vjeçarja është rëndë, po trajtohet në QSUT

Pësoi djegie nga zjarri që dogji banesën në Maliq, MSH: 6-vjeçarja është rëndë, po trajtohet në QSUT

Ministria e Shëndetësisë, ka reaguar në lidhje me gjendjen e 6- vjecares nga Korça, pasi shtëpia u përfshi nga zjarri. Në një reagim Ministria bënë me dije se e mitura, aktualisht është në gjendje kritike për jetën. Ndërkohë, në QSUT ka shkuar edhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala. Reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë: Në orët e mbrëmjes, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka mbërritur për trajtim mjekësor 6-vjeçarja, N.A, e lënduar nga ngjarja e rëndë sot në qarkun e Korçës. Pacientja u prit në urgjencën e Shërbimit të Djegie-Plastikës nga ekipi mjekësor, i cili ishte në komunikim të vazhdueshëm me mjekët, që e shoqëronin gjatë transportit nga Korça drejt Tiranës. Pas vlerësimit të gjendjes shëndetësore, e mitura, aktualisht në gjendje kritike...