Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Tragjedia e Maliqit/ 6-vjeçarja që humbi nënën dhe vëllain, rrezikohet të humbasë duar dhe këmbë
E mitura ka pësuar djegie të rënda në gjymtyrë dhe ndodhet në reanimacionNjë ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Maliqit, ku një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë banesën e familjes Hazisllari, duke shkaktuar dy viktima dhe një fëmijë në gjendje kritike. Të ndjerët janë Luka Hazisllari, 14 vjeç, dhe nëna e tij, Mejreme Hazisllari, të cilët humbën jetën nga asfiksia dhe plagët e marra në përpjekje për t’u shpëtuar flakëve. Ndërkohë, vajza 6-vjeçare e familjes, Nefeli Hazisllari, ndodhet në gjendje të rëndë dhe është transportuar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë.Zjarri tragjik në Maliq! Xhaxhai i 6-vjeçares: Të dy fëmijët të sëmurë me autizëm, babai i punonte në ndërtimBurime për mediat nga spitali bëjnë me dije se e mitura,...