Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Pesë ditë në grevë urie, gjendja shëndetësore e 3 grevistëve përkeqësohet
Në Marinzë, 10 anëtarë të Këshillit Sindikal vijojnë grevën e urisë prej pesë ditësh. Ditën e sotme është përkeqësuar gjëndja shëndetësore e tre prej grevistëve në zyrat e Sindikatës të Sektorit Hidrokarbur në Marinzë. Vetëm pak minuta më parë mjekët kanë mbërritur me ambulancë për të monitoruar nga afër situatën e tyre.Të 10 anëtarët e këshillit sindikal kanë shfaqur probleme shëndetësore, si temperaturë, lodhje, marramëndje, e dhimbje koke, ndërsa tre prej tyre kanë marrë dhe injeksione. Pavarësisht plogështisë në ditën e pestë të grevës së urisë, grevistët janë të vendosur t’i shkojnë deri në fund plotësimit të kërkesave të tyre të mbështetur edhe nga punonjësit e fushës naftëmbajtëse të cilët vijojnë gjithashtu grevën me bojkot pune.