Mbyllen qëndrat e votimit në RMV, pjesëmarrja në zgjedhjet lokale arrin në 46.65%

Mbyllen qëndrat e votimit në RMV, pjesëmarrja në zgjedhjet lokale arrin në 46.65%

Në orën 19:00 janë mbyllur të gjitha vendvotimet për zgjedhjet lokale të vitit 2025 në Maqedoninë e Veriut, njofton Alsat M. Sipas të dhënave zyrtare, deri në orën 18:30 pjesëmarrja në votime ka arritur në 46.65%, duke shënuar një interes të moderuar nga qytetarët për këtë proces zgjedhor. Mbi 803 mijë qytetarë kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës për të zgjedhur përfaqësuesit lokalë në komunat e vendit. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi në përgjithësi është zhvilluar pa incidente madhore. Rezultatet e para të numërimit të votave pritet të publikohen brenda pak orësh, duke dhënë një panoramë fillestare të fituesve në garat lokale.