“Do të valëvisimin në Europë flamurin më të bukur në botë”/ Rama: Shqiptarët tani kanë fatin në dorën e vet

“Do të valëvisimin në Europë flamurin më të bukur në botë”/ Rama: Shqiptarët tani kanë fatin në dorën e vet

Kryetari i Partisë socialiste, Edi Rama, në fjalën e tij në hapjen e fushatës, pohoi ndër të tjera se shqiptarët kanë në dorë tani fatin e tyre, atë që ndër shekuj e kërkoi populli i Arbërorit. “Na ka zgjedhur ne fati për të vendosur Shqipërinë në këndin e ndërtesës europiane, aty ku do të ngjisim flamurin më të bukur në botë. Nuk ka në Ballkan një popull të dytë si i Arbërorit, nuk ka një komb më të njehsuar se Shqipëria në Europë. Shqipëria ka mundur të shohë ndër shekuj thelbin europian. Shqiptarët i hynë detit në këmbë, përmes tyre dëshmuam se sa kemi luftuar për një qëllim, të jemi bashkë me europianët. Kemi qenë të pakursyer ndaj Europës. Mësuam të shpresonim përkundër çdo humbje...