Tragjedia në Maliq, reagon kryebashkiaku: Ngjarje e rëndë, do të mbulojmë të gjitha shpenzimet për familjen

Tragjedia në Maliq, reagon kryebashkiaku: Ngjarje e rëndë, do të mbulojmë të gjitha shpenzimet për familjen

Kryetari i Bashkisë së Maliqit, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që tronditi qytetin e Maliqit, ku humbën jetën Merjeme Azizllari dhe djali i saj i madh 14 vjeç, L. Azizllari, si pasojë e asfiksisë nga tymi në banesën e tyre. Ndërkohë vajza e mitur, 6 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Kryebashkiaku Gëzim Topçiu, e cilësoi ngjarjen si tronditëse dhe shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave. “Në këto momente dhimbjeje të thellë, Bashkia e Maliqit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe qëndron pranë tyre në këtë situatë kaq të rëndë. Ngjarje të tilla na kujtojnë sa e brishtë është jeta dhe sa e rëndësishme është të jemi pranë njëri-tjetrit në ditë të vështira”, shkruan ai. Ndërkohë, bëhet me dije se...