Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Detaje të reja rreth ngjarjes tragjike në Maliq/ Zjarri ra në kuzhinë, fëmijët u gjetën të asfiksuar jashtë banesës
Zjarri kishte rënë në një ambient kuzhine. Në momentet kur kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, në ambientet jashtë u gjetën 2 fëmijët që ishin në gjendje të asfiksuar. Djali, Luka Hazisllari, i moshës 14 vjeç, ka qenë në gjendje kome, dhe fëmija tjetër, Nefeli Hazisllari, 6 vjeç, në gjendje të vetëdijshme. Iu dha ndihma e parë dhe u dërguan në spitalin e Korçës. Nëna e tyre, Merjeme Hazisllari, u gjet te dera e kuzhinës pa shenja jete, e asfiksuar. Top Channel