Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Mister në vrasjen e pronarit grek/ Të rinjtë ndryshojnë dëshmitë, dinamika të reja, 22-vjeçari pa gjurmë baruti
Dëshmitë e dy të rinjve 22-vjeçarë të akuzuar për vrasjen e dyfishtë që ndodhi mbrëmjen e 5 tetorit në kampingun “Ammos”, në zonën e Foinikounta të Mesenisë, ku mbeti viktimë pronari i kampingut dhe miku i tij shqiptar, konsiderohen vendimtare për ecurinë e hetimeve. Media greke Protothema.gr raporton se njëri nga dy të pandehurit, me origjinë greko-britanike dhe i dyshuar si autori fizik i vrasjes, ka filluar tashmë rrëfimin e tij në Gjykatën e Kalamatës. Bashkëmoshatari i tij, i cili u dorëzua në autoritetet policore disa ditë pas vrasjes, ka pranuar tashmë pjesëmarrjen dhe paraqitet si bashkëpunëtor. Pas arrestimit të tij në Athinë, 22-vjeçari greko-britanik thuhet se kishte refuzuar të kërkonte falje gjatë hetimit paraprak, duke u kufizuar në deklarimin se nuk kishte hyrë kurrë...