Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Hetime për blerje votash dhe probleme me listat zgjedhore

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Hetime për blerje votash dhe probleme me listat zgjedhore

Policia maqedonase në kuadër të zgjedhjeve lokale në 80 komuna ka zbuluar një rast të blerjes së votës në qytetin e Prilepit. Nga ky rast janë vënë në pranga dy persona ndërsa janë shoqëruar edhe 5 persona të tjerë.“Policët nga Stacioni Policor i Prilepit ndaluan dy persona nga Krusheva për veprën penale të “blerjes së votës dhe ndikimit mbi votimin”. Në lidhje me të njëjtin rast, në stacionin policor të Prilepit janë thirrur edhe: S.A. (28), M.A. (31), Sh.A. (40), D.A. (22) dhe Xh.A. (36), gjithashtu nga Krusheva, që qëndrojnë në Prilep. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet denoncimi i duhur ligjor”, njoftoi ministri e Brendshme e Maqedonisë së Veriut. Gazetarja Ferikan Iljazi Arif, raporton se janë regjistruar edhe disa denoncime për...