Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kryeministri Edi Rama në Vlorë, vizitë e papritur në qytetin bregdetar
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë të papritur këtë të diel në qytetin bregdetar të Vlorës. Burime bëjnë me dije se kreu i qeverisë është ndalur për disa orë në vilat qeveritare pranë zonës së Ujit të Ftohtë. Ende nuk dihet qëllimi zyrtar i vizitës së tij, ndërsa burime jozyrtare nuk përjashtojnë mundësinë që ajo të lidhet me zhvillimet politike të fundit dhe përgatitjet për zgjedhjet vendore në Bashkinë e Vlorës. Vizita e sotme vjen në një moment kur pritet që në ditët në vijim të ketë lëvizje brenda strukturave politike në nivel lokal, ndërsa Vlorës i kushtohet gjithnjë e më shumë vëmendje si një nga bashkitë më strategjike të vendit.