Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Pas arrestimit të avokatit Ulian Barjami, vjen reagimi i Dhomës së Avokatisë Vlorë
Dhoma e Avokatisë Vlorë shpreh indinjatën dhe shqetësimin më të thellë për arrestimin e avokatit Ulian Barjami, një ngjarje që nuk mund të konsiderohet thjesht një veprim ligjor, por një sulmi i hapur ndaj pavarësisë së avokatëve dhe drejtësisë në Shqipëri. Ky arrestim ngre dyshime të forta për përdorimin e mekanizmave shtetërorë për të intimiduar profesionin e avokatit dhe për të dërguar një mesazh të qartë ndaj çdo avokati që guxon të mbrojë klientët e tij me rigorozitet dhe pavarësi. Avokati nuk është një qytetar i zakonshëm; ai është garant i drejtësisë dhe mbrojtjes ligjore të qytetarëve, dhe sulmet ndaj tij janë sulme ndaj vetë shtetit të së drejtës. Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë kërkon me urgjencë: 1. Hetim të menjëhershëm dhe të paanshëm, larg...