Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Arrestimi i avokatit Ulian Barjami, Komiteti Drejtues i Dhomës së Avokatisë: Do të bojkotojmë të gjitha proceset penale deri në 25 tetor
Komiteti Drejtues i Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë ka bërë një mbledhje pas arrestimit të avokatit Ulian Barjami një ditë më parë. Në një deklaratë publike, Dhoma e Avokatisë bën me dije se kanë marrë vendim që nga data 20 deri në datën 25 tetor, do të bojkotojnë të gjitha proceset penale. Konkretisht, vendimet që u morën: Bllokimin, nëpërmjet bojkotit të të gjitha proceseve penale, si në hetim dhe në gjykim, në të gjitha shkallët, përfshi edhe proçeset në Gjykatën Kushtetuese, për datat 20 tetor deri në 25 tetor. Përjashtohen nga efektet e këtij vendimi pjesmarrja në cështjet penale me objekt caktimi, ndryshimi, zëvendësimi dhe shuarje të masave të sigurimit. Mospjesmarrja e avokatëve në proceset penale si në hetim dhe gjykim në datat e mësipërme,...