Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Tragjedia në Maliq: E mitura me djegie të rënda, transportohet drejt drejt QSUT në Tiranë
PAMJE NGA NGJARJA MALIQ- E mitura 6-vjeçare, e cila u plagos rëndë nga zjarri që përfshiu banesën e familjes së saj në Maliq, është dërguar me urgjencë drejt Tiranës për trajtim të specializuar. Sipas burimeve nga Spitali Rajonal i Korçës, gjendja e të miturës është kritike, pasi ajo ka pësuar djegie të rënda në pjesë të shumta të trupit. Zjarri shpërtheu mesditën e sotme në banesën e familjes Azizllari, në bllokun nr. 3 të Maliqit. Në momentin e ngjarjes, brenda ndodheshin Merjeme Azizllari, 40 vjeç, dhe dy fëmijët e saj. Në përpjekje për të shpëtuar të vegjlit, gruaja humbi jetën, e gjetur pranë derës së kuzhinës. Djali i saj 14-vjeçar, Luka, u nxor nga flakët në gjendje kome dhe ndwrroi jetw disa orë më vonë...