Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Gara në Vlorë “nxehet”, publikohet kandidatura e dytë për bashki
Gjergji Nika ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar bashkie në Bashkinë e Vlorës. Kjo është kandidatura e dytë pas Dionis Sota i cili ka shpallur kandidaturën e pavarur nga partitë politike. Nika përmes një postimi në “Facebook” shkruan se qyteti i Vlorës ka nevojë për një përfaqësim të ndershëm dhe se ai ka qenë krah se parimeve dhe qytetarëve.“Kandidoj në zgjedhjet e pjesshme vendore në Vlorë, sepse pavarësisht se janë zgjedhje për pushtetin vendor, në të vërtetë janë zgjedhje thellësisht politike. Vlora ka nevojë për një përfaqësim të vërtetë, të ndershëm dhe të përgjegjshëm. Vlora nuk është një bashki që thjesht menaxhohet, është një qytet që duhet çliruar nga interesat e ngushta, kapja politike e ekonomike, korrupsioni dhe klientelizmi, që e ka mbajtur peng...