Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Laçi i shënon tre gola Kukësit dhe Skënderbeu nuk njeh humbje në krye të renditjes! Njihuni me rezultatet e Kategorisë së Parë
Kanë përfunduar ndeshjet e javës së 7 të Kategorisë së Parë. Skënderbeu vazhdon të kryesojë i pamposhtur renditjen. Korçarëvr u ka mjaftuar vetëm një gol ndaj Luftëtarit për të marrë kështu fitoren e 6 në kampionat. Tre pikët i ka siguruar edhe Laçi i vendit të dytë. Kurbinasit kanë mposhtur me shifrat 0-3 Kukësin në transfertë. Fitoren e kanë festuar edhe Korabi me Burrelin, që kanë mpshtur respektivisht Lushnjen me rezultatin 2-0 dhe Apoloninë me shifrat 1-2. Ndërkohë dy sfidat e tjera Kastrioti-Iliria dhe Besa-Pogradeci kanë përfunduar në barazim 1-1./Sport Ekspres/ Java e 7, Kategoria e Parë Luftëtari – Skënderbeu 0-1 Kukësi – Laçi 0-3 Korabi – Lushnje 2-0 Apolonia – Burreli 1-2 Kastrioti – Iliria 1-1 Besa – Pogradeci 1-1