Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Bruno Fernandes humbi dy penallti. Amorim: Kush ju tha se do ta ndryshoj?
19 Tetor 2025 14:55 Telesport Ruben Amorim nuk ndryshon mendje. Trajneri i Manchester United ka konfirmuar se Bruno Fernandes do të vijojë të jetë gjuajtësi kryesor i penalltive për “Djajtë e kuq”, pavarësisht dy gabimeve të fundit të këtij të fundit. Këtë sezon, portugezi ka humbur dy penallti, një në barazimin 1–1 kundër Fulham dhe një në humbjen 1–3 ndaj Brentford. Gjithsesi, rregullat nuk ndryshojnë. “Ai është gjuajtësi kryesor i penalltive në ekipin tonë. Nëse është e nevojshme, do ta ndryshojmë, por jam i sigurt se Bruno do ta zgjidhë këtë ngërç”, ka deklaruar Amorim. “E di që nuk është e lehtë për të, por ai ka gjuajtur rreth 70 penallti në karrierë dhe ka humbur vetëm 8, dy prej të cilave me mua si...