Burimi:
Joq-albania.com

Foto © Joq-albania.com
”Kishte ngritur padi …”, tragjedia e familjes nga Malisheva, detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Zvicër
Informacione të reja dalin në dritë rreth ngjarjes tragjike që tronditi fshatin Épagny të kantonit Fribourg, ku një burrë me origjinë nga Kosova dyshohet se vrau bashkëshorten e tij dhe më pas kreu vetëvrasje më 10 prill 2025. Detajet e fundit zbulojnë aspekte edhe më dramatike të këtij rasti të rëndë. Burime të besueshme bëjnë të ditur se autori i dyshuar, rreth 42 vjeç, kishte një të kaluar problematike me bashkëshorten e tij. Gruaja, rreth 38 vjeçe, kishte ngritur më parë padi për dhunë në familje ndaj tij. Mësohet se burri sapo kishte dalë nga burgu pas një dënimi të shkurtër për shkak të kësaj akuze, vetëm pak kohë para se të kryhej krimi tragjik. Një element tjetër shqetësues i zbuluar së fundmi është se...