Zjarri në Maliq policia jep njoftimin zyrtar: Viktima ka ndërruar jetë në banesë, fëmijët në gjendje të rëndë

Zjarri në Maliq policia jep njoftimin zyrtar: Viktima ka ndërruar jetë në banesë, fëmijët në gjendje të rëndë

Policia e Korçës ka dhënë informacion paraprak në lidhje me ngjarjen tragjike në Maliq, ku ka ndërruar jetë nëna e dy fëmijëve, ndërsa të miturit ndodhen në spital. Policia njofton se viktima ka ndërruar jetë në banesë si pasojë e asfiksisë. Zjarrfikëset kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Njoftimi i policisë: Rreth orës 13:30, në bllokun nr. 3, Maliq, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit V. A. Si pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar menjëherë për ndihmë shëndetësore në spital shtetasja M. A. dhe dy fëmijët e saj të mitur, 14 dhe 6 vjeç. Dyshohet se si pasojë e asfiksisë shtetasja M. A., ka ndërruar jetë në banesë. Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor ndodhet...