Burimi:
Standard.al

Foto © Standard.al
Prangosja e paprecedentë e avokatit dhe hetimet e zvarritura prej vitesh nga prokurori Gjergj Ceka
Avokati Ulian Barjami u arrestua pasi, gjatë një seance gjyqësore, deklaroi në sallë se do të kallëzonte penalisht prokurorin Gjergji Ceka dhe oficerët e policisë gjyqësore, pasi sipas tij, kishte konstatuar “manipulim provash” kundër klientit të tij. Prokurori Gjergji Ceka reagoi ashpër duke thënë: “Avokati duhet arrestuar”, veprim ky që nga Dhoma e Avokatisë cilësohet si një precedent i rrezikshëm për fjalën e lirë dhe ushtrimin e profesionit të avokatit në mbrojtje të ligjit. Mashtrimi i Prokurorisë me audion e prerë Prokuroria e Elbasanit shpërndau për mediat një audio të prerë, për të manipuluar opinionin publik dhe legjitimuar arrestimin e avokatit, Ulian Barjami. Por e gjitha u zbulua se ishte një manipulim për të mbrojtur prokurorin Gjergj Ceka pasi në audion e plotë të publikuar nga...