Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Bashkia Polican funksionon si ndërmarrje private’, Bozdo: 75% e fondeve për klanin Zotkaj, modeli i Rilindjes lokale! SPAK të veprojë
Deputeti Eno Bozdo, në një reagim publik, ka ngritur shqetësime mbi mënyrën se si drejtohet Bashkia Polican nga kryetari Adriatik Zotkaj, duke e përshkruar atë si shembullin më domethënës të transformimit të pushtetit vendor në një sistem të mbyllur familjar dhe klientelist. Sipas Bozdos, bashkia funksionon jo si një institucion publik që u shërben qytetarëve, por si një strukturë e kontrolluar nga një rreth i ngushtë njerëzish, ku vendimmarrjet, fondet dhe postet kyçe administrohen brenda klanit Zotkaj dhe patronazhistëve të lidhur me Partinë Socialiste. Ai sjell në vëmendje faktin se 75% e buxhetit të bashkisë shkon për paga, privilegje dhe shpenzime operative që nuk lidhen me interesin publik, ndërsa vetëm 25% mbetet për investime minimale në një zonë me emergjencë infrastrukturore. LEXO EDHE: PLUG/ Bashkia Poliçan çerdhe...