Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
“Asllani ka 3 vite që nuk luan 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos flet hapur pas fitores ndaj Napolit: Duhen marrë rreziqe në fushë
Napoli është larguar me humbje nga Torinoja. Vendasve u mjaftoi një gol për të aiguruar një fitore mjaft të rëndësishme në kampionat. Titullar në fushën e lojës ishte edhe Kristjan Asllani, i cili luajti për 84 minuta. Trajneri i Torinos u shpreh pas ndeshjes se mesfushori shqiptar ka tre vite që nuk ka luajtur tre ndeshje radhazi, ndërsa ka shtuar se në fushën e lojës ekipi duhet të luajë pa frikë dhe të marrë përsipër rreziqe. “Gjithmoni e doni çdo gjë të arrihet menjëherë dhe kjo kurrë nuk është e lehtë. Sidomos për shkak se kemi bërë shumë ndryshime. Asllani ka 3 vite që nuk ka luajtur 3 ndeshje radhazi. Kjo vazhdueshmëri dhe aftësi për t’i dhënë minuta lojtarëve si Simeone dhe Ngonge ka bërë...