Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
La Repubblica: Qendra për emigrantët në Shqipëri kushton mbi një milion euro për person
Një vit pas inaugurimit, qendra për emigrantët në Shqipëri, sipas një artikulli të publikuar nga La Repubblica, po rezulton një projekt tejet i kushtueshëm dhe thuajse i paefektshëm. Më 22 gusht, në qendrën për migrantët në Shqipëri kishin mbetur vetëm nëntë persona. Dhjetë ditë më parë ishin shtatëmbëdhjetë. Gjatë gjithë verës, numri mesatar nuk e ka kaluar kurrë njëzetën, dhe në total pak më shumë se njëqind migrantë janë strehuar aty brenda një viti. Ndërkohë, sipas planit fillestar, pritej që të strehoheshin 3 mijë persona në muaj, një diferencë e madhe që ka bërë që projekti të cilësohet si një dështim i kushtueshëm. Qendra, e inauguruar më 14 tetor 2024, është kthyer në një “katedrale në shkretëtirë”, një strukturë e madhe, por thuajse gjithmonë bosh. Nga...