Rama jep premtimin: Do të rindërtojmë godinat e drejtësisë deri në vitin 2030

Rama jep premtimin: Do të rindërtojmë godinat e drejtësisë deri në vitin 2030

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të rindërtohen dhe rikonstruktohen të gjithë godinat e institucioneve të sistemit të drejtësisë brenda vitit 2030. Këtë lajm, Rama e dha gjatë episodit të tretë të sezonit të pestë të podcasit të tij “Flasim”. Rama ka thënë që deri në vitin 2030 Shqipëria do të ketë një infrastrukturë tërësisht të transformuar godinave të drejtësisë. Kryeministri ka deklaruar se qeveria do ta finalizojë këtë mision, pasi kjo do ti ofrojë vendit institucione, gjykata dhe prokurori dinjitoze. “Një tjetër projekt i domosdoshëm është masteplani i ndërtimit të godinave të drejtësisë. Kam vënë re me keqardhje që vetëqeverisja e sistemit të drejtësisë falë pavarësisë së plotë që iu dha atij sistemi me reformën në drejtësi. Ndër ato të çalat e veta ka edhe dobësinë e...