Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Izraeli akuzon Hamasin për sulm ndaj forcave izraelite në Gaza, testi i parë i madh për armëpushimin
Izraeli ka akuzuar Hamasin për një sulm ndaj forcave të tij në Rafah të Gazës jugore, vetëm nëntë ditë pas hyrjes në fuqi të armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA, duke e cilësuar incidentin si testin e parë të madh për marrëveshjen e brishtë. Sipas një zyrtari të ushtrisë izraelite, militantët e Hamasit kanë përdorur granatahedhës dhe zjarr snajperësh ndaj trupave izraelite, çka ka detyruar ushtrinë të përgjigjet me sulme ajrore në zonën e Rafahut. Zyrtari izraelit, i njohur me zhvillimet, konfirmoi se si pasojë e sulmit ka pasur viktima në radhët e ushtrisë izraelite. Ngjarja ka ndodhur përtej “Vijës së Verdhë”. kufiri fillestar i tërheqjes së Izraelit sipas marrëveshjes së armëpushimit. Kryeministri Benjamin Netanyahu pritet të mbledhë mëngjesin e së dielës një takim urgjent të...