Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Premtimet e qeverisë shqiptare kanë mbetur në letër”, BIRN: Nxënësit e Kukësit udhëtojnë drejt Prizrenit për arsim…
Mungesa e arsimit profesional cilësor në qarkun e Kukësit po i shtyn nxënësit të udhëtojnë drejt Prizrenit në Kosovë për t’u shkolluar, ndërkohë që premtimet e qeverisë shqiptare kanë mbetur rrugës. Çdo mëngjes, Rustem Bela zgjohet ende pa gdhirë në shtëpinë e tij në fshatin Myç- Has dhe ndërron dy makina për të mbërritur në shkollën profesionale “11 Marsi” të Prizrenit, rreth 55 kilometra në verilindje. Katërmbëdhjetëvjeçari nga Hasi është nxënës i vitit të parë dhe studion në degën e Mekanikës. Në mungesë të shkollës profesionale në qarkun e Kukësit, ai dhe katër bashkëmoshatarë të tjerë janë detyruar që të regjistrohen në sistemin arsimor të Kosovës. “Zgjohem në orën 5:30 të mëngjesit. Deri në Kukës më sjell babi me autoveturë. Në Kukës bashkohem me dy...