Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Qeveria ka zgjedhur t’i lërë familjet në mëshirë të fatit”/ PL, ngre akuza të rënda: Kosto jetese e papërballueshme
Zëvendëssekretarja e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu ka kritikuar qeverinë për mungesat e politikave sociale duke lënë pa mbështetje familjet shqiptare. Haxhiu thotë se përballjen më të madhe me mungesën e kushteve financiare, e kanë kryesisht prindërit e rinj, referuar këtu çmimeve të larta të ushqimeve bazë, arsimit, energjisë e transportit. Deklarata e plotë: Familjet e reja në Shqipëri po përballen me një kosto jetese gjithnjë e më të papërballueshme, ndërsa mungesa e politikave sociale i ka lënë ato të pambrojtura përballë krizës ekonomike. Të dhënat e INSTAT tregojnë se familjet me dy të rritur dhe fëmijë arrijnë deri në 110.000 lekë, krahasuar me 56.000 lekë që shpenzon një individ i vetëm. Kjo tregon se barrën më të rëndë të inflacionit e mbajnë prindërit e...