Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Partitë të mos përjashtohen totalisht nga komisionet”/ Reforma Zgjedhore, Celibashi: KQZ të shndërrohet në…
Kur Parlamenti është gati të nisë punën për reformën zgjedhore, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi jep propozimet e tij. Në një intervistë televizive ai tha se është i bindur se formati aktual i KQZ-së nuk është i duhuri, por as modeli i shkuar, me disa anëtarë PS e PD, nuk funksionon. “Organi përgjegjës për zgjedhjet të përfaqësohet nga një individ, pra të jetë një organ monokratik. I zgjedhur me konsensus, me shumicë të cilësuar nga Kuvendi i Shqipërisë, me kushtin që të jetë i përfshirë edhe kontributi i opozitës, sepse mazhoranca e sotme e ka shumicën e cilësuar gati. Për shembull, mund të gjendet një mekanizëm që opozita e momentit të jetë prezent aty, me të gjitha tagrat për të monitoruar, për të verifikuar,...