Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Emma Tiglao nga Filipinet shpallet Miss Grand International 2025
Pas një nate magjike në Bangkok të Tajlandës, Emma Tiglao nga Filipinet është kurorëzuar Miss Grand International 2025, duke lënë pas 76 konkurrente nga mbarë bota. Spektakli final u mbajt më 18 tetor dhe u përmbyll me dorëzimin e kurorës nga mbretëresha në largim, CJ Opiaza, gjithashtu nga Filipinet. Emma u dallua që në fillim për elegancën, qëndrimin e sigurt në skenë dhe aftësitë komunikuese, ndërsa në raundin e fundit të pyetjeve dha një përgjigje të fuqishme që besohet se i vulosi fitoren. Tema e konkursit, “Ndalo Luftën dhe Dhunën”, u pasqyrua qartë në mesazhin e saj frymëzues, duke e bërë atë zgjedhjen ideale për të qenë ambasadore globale e kësaj nisme. Ngjarja nisi me një prezantim spektakolar të 77 konkurrenteve në veshje metalike, duke...